Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim anëtarin e Parlamentit dhe kryesues i Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë në Asamblenë Kombëtare të Francës, Bruno Questel. Në fillim të takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Questel ishte për vizitë në Kosovë në shkurt të këtij viti duke përmendur marrëdhëniet e shkëlqyera historike ndërmjet dy vendeve, raporton Ekonomia Online.
Questel, në takim me Haradinaj shprehu përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Kurse kreu i ekzekutivit kosovar i kishte kërkuar atij e marrëdhënieve bilaterale Francë-Kosovë në planin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik në të mirë të dy vendeve dhe rajonit.
Haradinaj, e falënderoi Questel, për gjithë mbështetjen që e ka dhënë shteti francez, si një partner i fuqishme dhe përkrahës i madh në proceset eurointegruese të Kosovës.
“Franca është me Kosovën që nga koha e luftës me një përkrahje të vazhdueshme dhe një ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën duke mbajtur një pozicion shumë të qëndrueshëm për të drejtën e Kosovës për shpejtimin e Kosovës evropiane”, tha Haradinaj.
Haradinaj, e njoftoi Questel për proceset aktuale dhe prioritetet e Qeverisë, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e marrëdhënieve bilaterale Francë-Kosovë në planin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik në të mirë të dy vendeve dhe rajonit.
Ndërkaq, kryetari i grupit të miqësisë Francë-Kosovë në Asamblenë Parlamentare të Francës, Bruno Questel, e përgëzoi Kryeministrin Haradinaj për progresin që e ka bërë Kosova, duke e bërë të qartë se Franca ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pranë Kosovës dhe duke shprehur interesimin pwr fuqizimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Në takim ishin të pranishëm edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, dhe ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.