Haradinaj i premton Mamushës fond emergjent për bujqit dhe familjet që kanë pësuar pas vërshimeve

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 13:07 | Nga

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një postim në Facebook ka njoftuar se është takuar me kryetarin e komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq, ku banorëve të kësaj komune i është premtuar fond emergjent për dëmtimet e shkaktuara nga reshjet e shiut.

Postimi i Haradinajt:

Pasi u njoftova për dëmet që janë shkaktuar në komunën e Mamushës nga reshjet e shiut, në takim me kryetarin, Abdulhadi Krasniq dhe deputetët nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, Fikrim Damka dhe Mufera Shinik, që janë pjesë e Grupit Parlamentar 6+, i sigurova se Qeveria do të ndajë fond emergjent për bujqit dhe për rimëkëmbjen e ekonomive familjare që kanë pësuar nga vërshimet. Ndërsa, dëmet infrastrukturore do të kompensohen pas vlerësimit të ekspertëve.

Të ngjashme