Ekonomia Online
FUNDIT

Haradinaj: Investimi prej 10 milionë € për Ngrohtoren e Prishtinës, ndikon në përmirësimin e cilësisë së ajrit

Haradinaj: Investimi prej 10 milionë € për Ngrohtoren e Prishtinës, ndikon në përmirësimin e cilësisë së ajrit

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë që Kosova ka një ekonomi të qëndrueshme. Hardinaj gjithashtu ka theksuar sot se do të merren vendime për programin e reformave në ekonomi si dhe do të vendoset për financimin e rritjes së kapaciteteve të Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës me vlerë deri në 10 […]

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë që Kosova ka një ekonomi të qëndrueshme.

Hardinaj gjithashtu ka theksuar sot se do të merren vendime për programin e reformave në ekonomi si dhe do të vendoset për financimin e rritjes së kapaciteteve të Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës me vlerë deri në 10 milionë euro.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kosova me ekonomi të qëndrueshme: Ngrohje për Prishtinën, ujë për Ferizajn

Nuk do të ndalem asnjë çast së punuari për zhvillimin ekonomik të vendit tonë!

– Sot, marrim vendime për programin e reformave në ekonomi.
– Do të vendosim për financimin e rritjes së kapaciteteve të Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës me vlerë deri në 10 milionë euro. Kjo ndikon direkt në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
– Financimi i projektit për furnizimin me ujë në Ferizaj!
– Do t’i takoj sot përfaqësuesit e bizneseve dhe Odën Ekonomike. Po bëhemi gati për Konferencën e BERZH-it në Londër, ku bizneset nga Kosova do të aplikojnë për projektet e mëdha.

Të ngjashme