Haradinaj: Kënaqësi e veçantë ta pres sot veprimtarin e çështjes kombëtare Xhevat Demiri

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se ka kënaqësi të veçantë që sot është takuar me veprimtarin e çështjes kombëtare, Xhevat Demiri.

Këtë e bëri të ditur Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Kënaqësi e veçantë ta pres sot veprimtarin e çështjes kombëtare, Xhevat Demiri, mjekun e njohur për kontributin e tij të shquar në luftën çlirimtare, për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si dhe në ngritjen e shëndetësisë në vend pas luftës”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook .

Të ngjashme