Haradinaj kërkon hetimin e keqpërdorimeve për memorialin e Mejës

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 12:06 | Nga

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar hetime për keqpërdorimet e raportuara nga banorët në ndërtimin e Memorialit në Mejë të Gjakovës.

Haradinaj me një letër i është drejtuar kryeprokurorit të shteti për fillimin e hetimit në këtë rast.

“Sot, ju kam drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit z. Aleksandër Lumezit që në mandatin e tij ligjor të fillojë menjëherë, në koordinim me Policinë e Kosovës, hetimin për keqpërdorimet të cilat janë shprehur si shqetësim nga banorët rreth ndërtimit të Memorialit në Mejë të Gjakovës”, ka shkruar Haradinaj, derisa shton se nuk mund të lejojë që keqpërdorimet të degradojnë pastrinë për çlirim dhe liri.

“Ne nuk do të lejojmë që keqpërdorimet e mundshme të degradojnë pastërtinë e përpjekjeve tona për çlirim dhe liri. Memorja jonë historike kombëtare është trashëgimi për brezat që vijnë”, ka shkruar ai.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme