Kryeministri Haradinaj në mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot ka përçuar kërkesën për caktimin e një seance pas pushimit të kuvendit në të cilën do të shqyrtohen projektligjet e Ministrisë së Drejtësisë që dalin nga Raporti i Progresit.
Haradinaj tha se do kërkohet që shqyrtimi i këtyre projekligjeve të trajtohet me prioritet.
Ndërsa ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri para kabinetit qeveritar ka prezantuar rëndësinë këtyre projektligjeve duke thënë se përfundimi i tyre do të përmbushet edhe një ndër kriteret e programit ERA të dala nga Raporti i Progresit.