Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar reagim të shpejtë institucional pas situatës së krijuar nga stuhia dhe reshjet e rrëmbyeshme që kanë përfshirë disa zona në Kosovë.
Në një reagim të publikuar, Haradinaj ka bërë thirrje që Qeveria në detyrë, në bashkëpunim me komunat, të dalë në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur.
“Situata e krijuar pas stuhisë dhe të reshurave të rrëmbyeshme në Kosovë kërkon reagim të shpejtë institucional”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka theksuar nevojën për evidentimin e dëmeve të shkaktuara dhe për koordinim ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale me qëllim ofrimin e ndihmës për qytetarët.