Haradinaj kërkon vigjilencë nga Policia, shkak prezenca e shtetasve rusë

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 11:11 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka organizuar pritjen e fundvitit, me ç’rast ka ndarë mirënjohje për zyrtarët e dalluar policorë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se policia ka mbuluar vakuumin në rendin publik dhe siguri. Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i besojnë këtij institucioni.

“Është me rëndësi që Kosova ka qenë e kujdesshme dhe e ka kthyer në fokus gjendjen e Policisë si orët shtesë e pagat që janë kyçe për integritetin profesional e familjarë”.

“Ju bëjë thirrje qytetarëve pa dallim përkatësive t’i besojnë Policisë pasi është garanci për jetë të qetë. Policia ka mbuluar vakuumin më të madh të mundshëm në rendin publik po edhe në siguri”.

“Ligji për pensionet sigurime shëndetësore ende na pret punë, secili qytetarë është meritorë që i beson Policisë së Kosovës për suksesin”.

Haradinaj tha se janë vërejtur kohëve të fundit lëvizje të shtetasve rusë, prandaj ai po kërkon që secili polic të jetë vigjilentë.

“Në të kaluarën e kemi pasur rrezik të terrorizmin por të mos harrojmë edhe ndikimin rus kohëve të fundit kemi pasur, lëvizje të shtetasve rusë prandaj çdo polic duhet të jetë vigjilentë”.

Haradinaj me këtë rast ka ndarë dekoratën “Gjergj Kastriot- Skënderbeu” për drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.

Qalaj para të pranishmëve prezantoi të arriturat e Policisë gjatë vitit 2019, duke shtuar se ky vit ka qenë vit i të arriturave të objektivave, raporton EO.

Ai ka sqaruar se janë hetuar 194 raste të korrupsionit si dhe janë shkatërruar 7 grupe kriminale.

“Viti 2019 ka qenë vit i të arriturave të objektivave dhe poashtu nga aspekti i modernizimit të pajisjeve dhe objekteve policore. Kjo është e arritur e policëve që punojnë në stacione policore e deri te shtabi i përgjithshëm”.

“Objektivi yni ka qenë që të punojmë që të arrimë zbulimin e rasteve dhe veprave penale. Gjatë këtij viti kemi pasur 9.4 % të raportuara në Policinë e Kosovës, 16.4 % më pak vepra penale, 36% më pak vrasje”.

“Janë hetuar 194 raste të korrupsionit, 163 raste kundër pasurisë, 14 operacione, 21 plane operative, si dhe janë shkatërruar 7 grupe kriminale. Janë hetuar 22 raste me 15 persona të dyshuar dhe janë zhvilluar 5 operacione policore, për fajde”.

“22 viktima të trafikimit janë identifikuar. Te terrorizmi 3 raste të raste 76 raste janë bartur nga viti i kaluar, janë ndërmarrë 4 operacione”.

Ministri në detyrë Ekrem Mustafa, tha se edhe faktet tregojnë se policia po e kryen punën në mënyrën më të mirë të mundshme, raporton EO.

“Të gjitha institucionet e sigurisë kanë qenë të përkrahura, statistikat tregojnë që ndoshta shumë shtete të ndryshme nuk kanë ngritje që ka pasur siguria në vendin tonë”.

“Fal fakte që na tregojnë që policia e Kosovës është më kredibile tregon që policia po e bënë punën e vet. Uroj që viti i ardhshëm të jetë edhe më i suksesshëm”.

Në fund medalje për trimëri u ndanë për Fatmir Gashin, zyrtar policorë. Medalja policore për mburojë, iu nda familjes së heroit Izet Demaj.

Hysen Ademaj, u nderua poashtu me medaljen “Mburojë e policisë”, kurse Kristë Jetishi u nderua me medaljen për shërbim të dalluar.

Të ngjashme