Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të luftëtarit të Brigadës 114 ”Fehmi Lladrovci”, Nasuf Mjekiqit nga Graboci i Obiliqit.
Haradinaj ka thënë se kontributi i të ndjerit Mjekiqi për lirinë e atdheut nuk do të harrohet kurrë.
“Ngushëllime të thella familjes dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”.