Haradinaj: Korrupsioni më i madh se në kohën e UNMIK-ut

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 21:11 | Nga

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se Kosova sot është më e korruptuar seç ka qenë në kohën e UNMIK-ut.

“Kosova është më e korruptuar se në kohën e UNMIK-ut. Serbia po vazhdon me ndërhy në punët tona, arsimi i politizuar, shëndetësia në gjendje të rëndë”, ka thënë ai, teksa ka folur para shumë të pranishmëve në një ceremoni për 17-vjetorin e themelimit të AAK’së.

“A kanë adresë këto? Po kanë. Është PDK, e udhëhequr nga Thaçi e tani Veseli, LDK e udhëhequr nga Isa Mustafa”, është shprehur Haradinaj, duke akuzuar partitë në pushtet.

“A do ta vazhdojmë këtë? Jo, duhet ta ndalim këtë gjendje. E kjo ndodh kur vjen dita e votës, të nesërmen është vonë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka porositur partitë e tjera të opozitës që t’i bashkojnë forcat me AAK’në për t’i ndalur përgjegjësit për gjendjen në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme