Kryeministri Ramush Haradinaj, kujtoi veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Në 83-vjetorin e lindjes së Demaçit, kryeminisrti ka vlerësuar lart shërbimin e tij jetësor për atdheun.
“Në kujtim të 83-vjetorit të lindjes së kolosit të lëvizjës së shqiptarëve të Kosovës për liri, Adem Demaçit, që iu bë zëdhënës kohës dhe brezit të tij, shpreh konsideratën e thellë për rrugëtimin e tij jetësor në shërbim të atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.