Haradinaj kujton Adrian Krasniqin: Ai mbetet sinonim i herozimit dhe atdhedashurisë

Prishtinë | 16 Tet 2023 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, heroin e kombit Adrian Krasniqi.

Haradinaj ka thënë se Adrian Krasniqi ishte themeltar i UÇK-së. Sipas Hadinajt, Adriani gjithmonë besonte në liri.

“Çdo 16 tetor, e kujtojmë njërin prej luftëtarëve të mëdhenj të Kosovës, Adrian Krasniqin, themeltar i UÇK-së, dhe shumë shpejt i shndërruar në emblemë të luftës për liri ndaj pushtuesit. Adrianin e kisha mik e bashkudhëtar në ditët e lavdisë. Ishte i dashur, i edukuar dhe i guximshëm. Gjithmonë besonte në liri, për të cilën dhe u përjetësua 26 vjet më parë. Adriani mbetet sinonim i herozimit dhe atdhedashurisë. Lavdi për Adrianin dhe për gjithë të rënët për liri!”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme