Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, bashkëluftëtarin e tij, Adrian Krasniqi në përvjetorin e rënies.
Daut Haradinaj ka kujtur momente të luftën me Adrian Krasniqin.
“Gjatë rrugës sonë deri te liria, pata fatin ta njoh Adrian Krasniqin “Rexha”. Si i ri që isha, ai u bë frymëzim për mua dhe shumë luftëtarë që trasuan rrugën e tij deri në flijim. Tri ditë para rënies së tij, udhëtuam nga Tropoja për në Kosovë, bashkë me shumë burra të mëdhenj, pa e ditur se ky do të ishte edhe udhëtimi ynë i fundit së bashku. Djali i Sylërexhëve të Vranocit, me heshtjen e tij dhe guximin e pashoq, kishte vendosur në ndërdije hakmarrje për vrasjen e shokut të tij Luan Haradinaj, prandaj ashtu edhe ndodhi”, ka thënë Daut Haradinaj.
Ai ka shtuar se Adrian Krasniqi ishte dëshmori i parë në aksionin për sulm në stacionin famëkeq të Kliqinës.
“Më 16 tetor, ai, bashkë me Mujën dhe Qerimin, ja mësyu stacionit famëkeq të Kliqinës, duke e sulmuar me të gjithë armatimin që kishin, deri në flijim. Ai ishte dëshmori i parë në aksion, dhe të nesërmen njësitë e UÇK-së në Dukagjin, me tërë kapacitetin që kishin, u hodhën në sulm për ta kthyer këtë humbje në fitore.
Amaneti i Adrianit: “Edhe nëse vdes sot, jam i lumtur pasi e pashë UÇK-në në rresht.”
I përjetshëm kujtimi për ty, i çmuari im Adrian”, është shprehur Haradinaj.