Ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe njëheri kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij Lulzim Morina, në ditën e ndarjes së tij nga jeta.
Haradinaj tha se në këtë ditë kujtojmë veprën e tij heroike dhe frymëzohemi për të punuar më shumë për të ardhmen, ashtu siç e ëndërruan Luli me bashkëluftëtarë.
“Lulzim Morina ishte ndër luftëtarët më të zot që kishte Dukagjini e Kosova.
Kisha nderin ta kem pranë në frontet e luftës për liri, trim, guximtar e i vendosur. Në këtë përvjetor, nderojmë dhe kujtojmë veprën e tij heroike, frymëzohemi për të punuar edhe më shumë për të ardhmen, ashtu siç e ëndërruan Luli me bashkëluftëtarë. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kujtojmë se Lulzim Morina nga Hallaqi i Lipjanit ishte ndër luftëtarët dhe udhëheqësit e dalluar të luftës në Zonën Operative të Dukagjinit.