Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare i bashkoi shqiptarët rreth të drejtës së tyre

Prishtinë | 29 Qer 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi në përvjetorin e rënies.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj deklaroi se lufta çlirimtare me motivin më fisnik njerëzor, lirinë, i bashkoi shqiptarët rreth të drejtës së tyre.

“Kujtojmë me nderim në përvjetorin e rënies, dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi.

Prindërit Osmani e Naxhija, i dhanë Kosovës tre djem dëshmorë, Mentorin, Menderesin dhe Menhendin. Po sot, përulemi para heroizmit të pashoq të dëshmorit Skerdilajd Bardhyl Llagami nga Tirana, i cili ra për ta fituar pavdekësinë. Lufta jonë çlirimtare, me motivin më fisnik njerëzor, lirinë, i bashkoi shqiptarët rreth të drejtës së tyre, si asnjëherë më parë në historinë tonë të re. Lavdi e përjetshme të gjithë heronjve dhe dëshmorëve”, shkroi Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme