Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas emërimit të shefit të negociatave Kosovë-Serbi është deklaruar se ka kërkuar nga BE-ja që Kosova të marrë ato që i takojnë, në veçanti liberalizimin e vizave.
Haradinaj theksoi se muaji marsi është si opsion për liberalizimin e vizave, raporton Ekonomia Online.
“Ne sot emrëuam shefin e negociatave nga qeveria për dialogun që ekziston që është zotëri Avni Arifi, dje i kemi marr krejt përgjegjësitë në partenritet me BE-në, njëkohësisht kemi kërkuar nga BE-ja edhe sot e kam bërë këtë që edhe Kosova ti merr ato të drejtat që i takojnë e që të parën në listë e kemi liberalizimin e vizave. Është opsion edhe marsi, por e kam pak të vështirë të them si unë kam prit që parlamenti të marrë vendim nuk është mirë që të presim kështu”, ka thënë Haradinaj.