Ekonomia Online
FUNDIT

Haradinaj-ministrave: Mos shkuarja në seancë jo serioze, dërgoni të paktën një këshilltar

Haradinaj-ministrave: Mos shkuarja në seancë jo serioze, dërgoni të paktën një këshilltar

Kryeministri Ramush Haradinaj edhe sot para fillimit të mbledhjes së qeverisë iu ka tërhequr vërejtjen ministrave të kabinetit të tij. Ai tha se mos pjesëmarrja e ministrave në seancat e kuvendit është jo serioze dhe nuk ka logjikë. Sipas tij, nuk është e nevojshme që qeveria të jetë prezent gjatë gjithë seancës mirëpo të paktën […]

Kryeministri Ramush Haradinaj edhe sot para fillimit të mbledhjes së qeverisë iu ka tërhequr vërejtjen ministrave të kabinetit të tij.

Ai tha se mos pjesëmarrja e ministrave në seancat e kuvendit është jo serioze dhe nuk ka logjikë. Sipas tij, nuk është e nevojshme që qeveria të jetë prezent gjatë gjithë seancës mirëpo të paktën gjatë kohës sa diskutohet për fushat e tyre.

Haradinaj ka ftuar ministrat që të paktën në seancë të dërgojnë një nga këshilltarët e tyre, raporton Ekonomia Online.

“Nëse një ministër nuk është në seancë është mirë më shkru një shkresë sekretarit të Parlamentit dhe është mirë me njoftua dhe kryeministrin. Dje i kemi pasur tre ministra në Paris, pak si tepër ky turizmi duhet me ia vnu mendjen pak me u marrë vesh, ku  po shkojmë, pse po shkojmë. S’ka logjik si rasti i djeshëm në parlament”.

“Në parlament nuk ka nevojë me nejt qeveria gjithë ditën, por me bë mos me qëllua aty kur është tema jote është jo serioze. Unë i kam ngarkua 4 apo 5 vetë, një këshilltar i juaj duhet të jetë në seancë, një staf apo dikush. Dërgoni dikë që e përcjell seancën, të rrinë dikush i yti aty, nëse i ke pesë këshilltarë e qon një rrinë aty”.

Qeveria është duke mbajtur mbledhjen e radhës ku në rend dite për shqyrtim ka 21 pika të rendit të ditës.

Të ngjashme