Haradinaj-ministrave: Shkoni në seancë të Kuvendit për buxhet

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 09:00 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga ministrat e tij që të jenë të pranishëm në seancë në të cilën do të diskutohet buxheti, raporton Ekonomia Online.

“Është mirë që të jeni në Kuvend që të debatoni për buxhet. Është mirë të jeni në seancë. Iu lus sepse mirë është që ministrat me qenë sidomos kur diskutohet buxheti dhe flasin deputetët”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën plenare në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Buxhetin e vitit 2018.

R e n d i  i  d i t ë s:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018,
  2. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  3. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Qeveria merr vendim të dërgoj një kontingjent të FSK-së në Shqipëri  

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në operacionin humanitar në Shqipëri.

Zëvendësministri i FSK-së, Brahim Mehmetaj tha se kërkesa për dërgimin e këtij kontingjenti është bërë dje nga ambasada e Shqipërisë.

Mehmetaj kërkoj nga kabinetin qeveritar që të miratoj kërkesën për dërgimin e këtij kontingjenti

 

Të ngjashme