Haradinaj mirëpret Platformën e Veselit për unitet politik

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 10:06 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka mirëpritur Platformën Konsensuale të dërguar krerëve të partive politike nga kreu i PDK-së Kadri Veseli.

Haradinaj ka thënë se mirëpresin mundësinë për t’u koordinuar më shumë me të gjithë spektrin politik për temat të interesit nacional, raporton Ekonomia Online.

“Presim me u bë bashkë për tema të interesit nacional”.

Haradinaj as mbledhjes së 43-të Qeverisë në një konferencë për media tha se Kosova nuk është marrë me arritjet në Raportin të Komisionit Evropian, por me sfidat për rrugën drejtë Bashkimit Evropian (BE).

“Kosova është serioze e fokusuar, jo vetëm të gjejmë të arriturat e me u lëvduar, menjëherë kemi shkuar të sfidat”.

“Kuvendi ka shërbimin e vet të përkthimit, edhe na mundemi me ja bë? Nuk është detyrë e jona, nëse deputetët kanë i presim mund ta kryejnë”.

“Janë shumë sfida është material pune dhe janë në numër të madh. Raporti është krahasimi mes gjendjes së sotme. Ka të bëjë një vend aspirues dhe ku ish kanë mesatarja me hi në BE”.

Kreu i ekzekutivit ka shtuar se do t’iu shkruaj redaktorëve të të gjitha medieve që të bashkëpunojnë lidhur me raportimet në mënyrë që ta ndihmojnë këtë proces.

“…ju kam kërkuar redaktorëve të mediave që rrugëtimin tonë deri në BE ta ndihmojnë edhe mediat”.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/veseli-del-platforme-konsensuale-dhe-gjitheperfshirese-e-agjendes-shteterore/

Të ngjashme