Ramush Haradinaj ka thënë se përgjegjësi për ndërtimin e murit në veri kanë niveli qendror.
Duke e komentuar debatin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj tha se “kjo është vetëm një tendencë që në mënyrë të padrejtë fajin ta hedhin të Agim Bahtiri”.
“Pjesa veriore nuk është nën përgjegjësinë e Bahtirit, por është komunë, të cilën niveli qendror e kanë ndarë vetë”.
Ndërsa Bahtiri duke iu referuar fjalimeve të mbrëmshme në Kuvend, ku ai u akuzua se ka faj për murin tha se “ky është vetëm një sulm politik që po bëhet ndaj meje”.
“Unë kam kontribuar që ura të lirohet dhe assesi nuk mbajë përgjegjësi për vendosjen e murit në anën veriore”.
Derisa për investimet në veri tha se është shpenzuar buxheti, pasi janë ndërtuar 6 shtëpi dhe disa të tjera janë furnizuar me material ndërtimor.