Haradinaj në Deçan: Më shumë se ju ëndërr e kam liberalizimin, por kemi hasur në vështirësi

Deçan | 19 Jan 2018 | 16:04 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot gjatë një vizite në Deçan, ka thënë se ai më shumë se qytetarët e ka “ëndërr” liberalizimin e vizave. Por, ai e ka pranuar se ka vështirësi, raporton Ekonomia Online.

Kreu i Qeverisë i bëri komentet, sot gjatë një vizite në vendlindjen e tij, në Deçan, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj. Haradinaj iu është drejtuar, po ashtu, asamblistëve të zgjedhur nga të gjitha subjektet politike, si dhe ka pasur takim të ndarë me kategoritë e luftës, stafin arsimor e shëndetësor, përfaqësues të kompanive publike, klubeve sportive, artistë, policë e përfaqësues të bashkësive fetare.

Kryeministri Haradinaj tha se ndodhet këtu në Deçan, në shtëpinë e tij. “Kur ju punoni, edhe unë ndihem mirë. Kur ju bëni vepra të mira, edhe unë ndihëm krenar”.

“Nuk do të jem këtu veç sot në vazhdën e takimeve të shumta. Do të mundohem që të jem sa më afër secilit. Ne jemi duke punuar për të mirën e vendit, por është shumë e vështirë më arrit brenda pak ditëve me ndryshu në tërësi vendin”, tha Haradinaj.

“Besoni se më shumë se ju ëndërr e kam liberalizimin e vizave, por kemi hasur në vështirësi gjatë rrugës, se është e dhimbshme me dhanë tokë më kushtëzim e ketë nuk do ta bëj kurrë”, shtoi ai.

“Ushtria e Kosovës e forcon Ballkanin nuk e përmbys”

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ushtria e Kosovës duhet të formohet pa vonesa. Sipas kreut të ekzekutivit nuk përmbyset Ballkani me ushtrinë e Kosovës por forcohet, prandaj edhe duhet që të përfundoj kjo çështje e filluar shumë me parë.

“Ushtria është e nevojshme, nuk përmbyset Ballkani me ushtrinë e Kosovës, por forcohet duhet të kryhet kjo punë”, tha ai.

Haradinaj këto komente i bëri pas takimit me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj. I pari i Qeverisë deklaroi se Deçani do të ketë përkrahjen e Qeverisë.

Përveç premtimeve për investime në shëndetësi, arsim e ekonomi ai theksoi se liberalizimi do të ndodh, raporton Ekonomia Online.

“Deçani ka buxhetin e vet 8 milionë e 700 mijë euro, ka investime që janë nga ministritë, investime në infrastrukturë më shumë por edhe në sektorë tjera. Neve na intereson qeverisja e Deçanit a është transparente, e përgjegjshme. Na intereson gjendja në shëndetësi, nivelet e shërbimeve që i ka Deçani edhe pse lista e barnave esenciale nuk është kompetencë e këtushme, qeveria e paguan barnat esenciale dhe jo t’i thuhet pacientit shko blejë, nuk do ndodhë kjo”.

Ai madje u shpreh i bindur se Kosova do të marrë statusin e vendit kandidatë për Bashkim Evropian.

“Liberalizimi i vizave, do të ndodh, por nuk duhet me i ble vizat me tokë, atë tokë që kemi luftuar për ta. Statusin e kanatit do ta marrim jemi duke i kryer punët e vendit”.

Haradinaj nuk la përmendur edhe rezultat e tastit PISA, duke premtuar se këtë vit gjendja do të ndryshoj, raporton EO.

“Kemi problem me testin PISA kemi dal të dobët, duhet me pa si me ndërrua këtë gjendje, nuk jemi më të këqijtë se tjerët”, tha ai.

Image may contain: 2 people, people sitting and suit

Image may contain: 4 people

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Image may contain: 2 people, people standing, suit and indoor

Image may contain: 2 people, indoor

Image may contain: 8 people, suit

Image may contain: 1 person, crowd and indoor

 

Të ngjashme