Haradinaj në Karaçevë: Institucionet e sigurisë të mos të lejojnë më provokime të tilla

Prishtinë | 08 Gus 2020 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të shunën ka qëndruar në Karaçevë, në të cilin fshat një ditë më parë ishin futur xhandarmeria e serbe.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se institucionet e sigurisë së Kosovës  duhet të garantojnë siguri për qytetarët edhe mos të lejohen provokime të tilla.

“Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi. Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe. Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla”, ka shkruar Haradinaj.

Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi. Vizituam fshatin dhe biseduam me…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Samstag, 8. August 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme