Kryeministri Ramush Haradinaj deri sa po zhvillohet seanca e Kuvendit është parë derisa po bisedonte me grupin më të ri parlamentar të ndarë nga VV.
Kreu i ekzekutivit ka biseduar fillimisht me Visar Ymerin e më pas edhe me Dardan Molliqajn, raporton Ekonomia Online.
Ai ka zhvilluar një bisedë më të gjatë me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq.
Para se të vinte në seancë Haradinaj në hollin e Kuvendit kishte deklaruar se seanca për demarkacionin do të mbahet të martën në orën 14.
Ai nuk kishte dhëne detaje nëse kishte siguruar votat e mjaftueshme për miratimin e ujdisë me Malin e Zi.
LEXONI EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/haradinaj-te-marten-seanca-per-demarkacionin-donika-u-kthye-ne-aak-pa-ndonje-kusht/