Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë në Deçan se në Kosovë ka vend për të gjitha komunitetet, por nuk ka vend për “zajednicën”.
Ai gjithashtu ka folur edhe për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.
“Nuk do e falim as një lis, as një metër e kilometër katror të territorit të Kosovës, nëse ata e kanë nënshkruar atë marrëveshje, për këtë unë po vi me korrigjuar” tha Haradinaj para deçanasve.
Haradinaj ka bërë thirrje për votim duke u thënë se çdo votë është e vlefshme.