Haradinaj në Viti vizion fabrikat e metaleve dhe mobileve

Prishtinë | 21 Sht 2019 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Viti ku po viziton fabrikën e përpunimit të metaleve “Vinex”.

Këtu ai do të njoftohet me makineritë, produktet, historikun dhe stafin e kësaj kompanie.

Ndërsa pas kësaj ai ka qëndruar edhe në fabrikën e mobileve “Mërgimi” ku edhe atje është  njoftuar me gjithë makinerinë dhe ato që prodhohen në këtë fabrikë.

Kujtojmë se nga ora 15:00 Haradinaj do të mbajë një tubim me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Viti, kurse nga ora 18:00 një të tillë në Sallën e Sporteve në Kamenicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme