Haradinaj nga QKUK-ja apelon të festohet e vozitet me kujdes: Mos ta kthejmë festën në dhimbje

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 20:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që ka bërë në Repartin e Emergjencës ka apeluar që të festohet me kujdes, duke kërkuar edhe nga shoferët që të kenë kujdes në trafik, raporton Ekonomia Online.

Nga këtu ai ka folur edhe për problemet me energji elektrike në vend. Haradinaj ka falënderuar të gjithë mjekët për punë dhe kujdesin sidomos gjatë festës.

“Nuk kanë shumë raste deri tash për tash në Emergjencë. Të festohet me kujdes, edhe ata që i drejtojnë makina të kenë shumë kujdes, mos ta kthejmë festën në dhimbje”.

“Ka pas nderjeje të energjisë, por kam ardhur për t’i falënderuar të gjithë mjekët që janë në punë, sepse po kujdesin për ata që kanë nevojë”.

Drejtori i klinikës Emergjente, Basri Lenjani tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet që qytetarëve tu ofrohen shërbime cilësore.

“…kemi bo të gjitha përgatitjet, jemi në detyrë të ofrimit të shërbimeve. Shtetit të ketë kujdes të veçantë për këtë klinikë”.

Të ngjashme