Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ngjitur në majën e malit Luboten, që gjendet në Malet e Sharrit dhe ka një lartësi prej 2 mijë e 498 metra.
Haradinaj tha se këtë lartësi e ka kaluar për tre orë.
Ai njihet si një merakli i sportit dhe shpesh zhvillon aktivitetet të natyrës së tillë.