Haradinaj ngushëllon familjet atdhetare Kastrati e Bejta: Shembulli më i mirë i familjeve atdhedashëse

Prishtinë | 19 Dhj 2022 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë ka vizituar familjen atdhetare Kastrati me rastin e ndarjes nga jeta të kryefamiljarit të tyre, Ismajlit.

Po ashtu, Haradinaj ka ndarë dhembjen edhe me familjen Bejta me rastin e vdekjes se profesorit të Gjuhës Frënge, Muratit.

“Sot me bashkëpunëtorë, ishim për ngushëllime tek familja atdhetare Kastrati, pas ndarjes nga jeta të kryefamiljarit të tyre, Ismajlit. Ismajli ishte shembull i një intelektuali, i cili ishte i angazhuar në shumë procese para e pas lufte dhe gjithë jetën ishte në shërbim të Atdheut”.

“Gjithashtu, ndamë dhembjen me familjen Bejta, ku nderuam kujtimin për kryefamiljarin e tyre, Muratin. Ai ishte Profesor i gjuhës frënge dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e çështjes shqiptare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme