Haradinaj – Nora Gjakovës: Faleminderit që na gëzove në këtë ditë pikëllimi

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur Nora Gjakovën inspirim, pasi ajo ka fituar medaljen e artë olimpike në Tokio

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Nora Gjakova është inspirim, nder dhe krenari për të gjithë.

“E pamposhtur! E artë! Nora Gjakova, siguroi medaljen e dytë të artë për Kosovën në Olimpiadë. Inspirim, nder dhe krenari për të gjithë ne. Faleminderit që na gëzove në këtë ditë pikëllimi”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë olimpike, pas e mposhti Sarah Leoine Cysiquen në finale të hënën, duke ia siguruar Kosovës medaljen e tretë të artë olimpike në historinë e saj.

Nora triumfoi ndaj francezes në finale e kategorisë deri në 57 kilogramë, duke e fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.

Triumfi i 28-vjeçares nënkupton se Kosova i ka fituar tashmë dy medalje të arta në Tokio 2020 dhe tri të arta në historinë e saj në Lojëra Olimpike, që të rija në xhudo

Të ngjashme