Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të lejojnë që masakrat më makabre në Kosovë të kalojnë pa u dënuar.
Këtë koment Haradinaj e bëri në një postim në Facebook, duke përkujtuar 20 vjetorin e masakrës që ka ndodhur në Vushtrri.
“Në 20-vjetorin e masakrës në Vushtrri, ku u ekzekutuan brenda pak orësh dhjetëra shqiptarë dhe shumë të tjerë u plagosën, Kosova e vazhdon betejën e saj për të vërtetën. Këtë ditë, Vushtrria dhe mbarë Kosova e kanë kthyer në kujtesë institucionale, si dëshmi ndër breza se sa e vështirë ishte rruga jonë deri në liri”, tha Haradinaj.
“Shteti serb, me gjithë gjenocidin mbi shqiptarët, edhe pas dy dekadave, refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera”, theksoi ai.