Haradinaj pas takimit me mediet e shoqërinë civile: Po kalojmë situatë të vështirë, s’do të heshtim

Prishtinë | 20 Kor 2023 | 14:33 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj të enjten dha një deklaratë për medie tha se Kosova është sanksionuar nga mbështetësit me të mëdhenj të pavarësisë, e kjo si pasojë e politikave të Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Ai pas takimit që mbajti me përfaqësues të shoqërisë civile e medieve, shtoi se ata po vazhdojnë dialogun e brendshëm dhe se shihet se të gjithë janë të shqetësuar. Ai pohoi se si parti e çmojnë lartë rolin e medieve në informim e drejtë.

Haradinaj thotë se konkluzë e takimit ishte që nuk duhet heshtur përballë problemeve që ka vendi.

“Të nderuar medie me një situatë te vështirë që po e kalojmë me sanksionet e miqve tanë, aleatëve të Kosovës. Pavarësisht këtyre po e vazhdojmë dialogun e brendshëm, më parë me përfaqësues të sindikatave e sot me përfaqësues të shoqërisë civile”.

“Të gjithë jemi të shqetësuar. Ne si Aleancë e çmojmë rolin e mediave për senziblziimin shoqëror, para një situate ku Kosova është e sanksionuar nga aleatët kryesorë të pavarësisë tonë”.

“Ishte një konkluzë se nuk duhet të heshtim para një situatë kur Kosova është e sanksionuar ne do të vazhdojmë edhe me sektorë të tjerë në mënyrë që të dalin nga kjo bllokadë që ka vendi”.

“Shprehim mos pajtim tonë më rastin e Klanit. Ishte kërkesë që opozita të bashkëveprojë me shoqërinë cilivie, me rikthyer Kosovën në normalitet me pas normalitet edhe në rajon, eci përpara me rezultatet e dialogut”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme