Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media bëri të ditur marrjen e pasaportës shqiptare.
Haradinaj u shpreh se me atë pasaportë nuk do të udhëtoj jashtë Kosovës, por që sipas tij vendimi për shtetësi ishte dekret i ish presidentit Bujar Nishani dhe që nuk e ka kërkuar ai, raporton Ekonomia Online.
Pasi që posedon pasaportë diplomatike, ajo shqiptare nuk i nevojitet për të udhëtuar jashtë vendit, kështu u shpreh kryeministri Haradinaj drejtuar medieve.
“Vendimin për shtetësi ka qenë një dekret i ish presidentitt Nishani nuk e kam kërkuar unë. Më fakt nuk e përdori për udhëtim, sepse e kam pasaportën diplomatike të Kosovës, nuk e di a do ta përdori ndonjëherë. Shqetësimet për lëvizje i kemi të gjithë edhe unë e kam këtë shqetësim që të vijnë deri te dita e liberalizimit, e vërtetë që është edhe e demarkacionit”.
“I kuptoj shqetësimet nuk është zgjidhje për mua me lëviz por është një nder për mua”, u shpreh Haradinaj.