Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka premtuar miliona euro investime në Rahovec.
Ai madje tha se nëse ai merr qeverisjen pas 6 tetorit, Ministrinë e Bujqësisë duhet ta udhëheqin rahovecianët.
“Kam një lidhje emocionale me rahovec, kam njohur shumë njerëz këtu. I kuptoj të gjitha dhimbjet e plagët e juaja dhe vullnetin për punë”.
“Ne do të bëjmë sistemin e ujitës së tokave përmes Radoniqit, shtratin e lumit që është shumë i rëndësishëm për tokat e punueshme. Kthimi i tokave nga agjencioni pyjor në atë të komunës që më pas të shfrytëzohen. Do ta rregullojmë sheshin qendror. Do ta bëjmë edhe Ligjin e posaçëm për Bujqësi, që do të përfitojnë fermerët”.
“Të gjitha këto veprime konkrete dalin nga një analizë duke pase parasysh edhe buxhetin”
“Në mandatin e fundit ne kemi rritë pagat në sektorin publik dhe më 1 nëntor kushdo që paguhet prej shtetit i merr pagat me rritje. Pra premtimet tona për rritje 10 % të pagave çdo vit janë të mundshme ende pa ndodhur ndonjë rritje ekonomike, janë çështje të menaxhimit. Kemi mund ta bëjmë në të kaluarën edhe pa planifikim. Nëse ulim infromalitetin, nëse rritim gjenerimin kuptohet që është e mundshme rritja e pagave”.
“Edhe planifikimet tona që kemi edhe për sektorin privat edhe shtesat për fëmijë janë reale dhe do të bëhen. Për me ecë përpara s’mund të kthehemi prapa, dy vjet që shkuan e kanë konsoliduar Kosovën. Partitë tjera PDK, LDK dhe VV po i hapin edhe njëherë”.
“Për me ju treguar juve se unë e di ku i bie Rahoveci kam kompensuar dëmet e bujqve të Rahovecit. Jam detyruar dhe përballë në konflikt brenda qeverisë derisa e kam realizuar këtë”
“Nuk e lë Rahovecin pa vendimmarrje edhe pse kam premtuar se 1/ 3 e Qeverisë do të jenë femra. Por nuk do të lë rahovecianët pa qenë pjesë Ministrisë së Bujqësisë, nuk dua që dikush të merr vendime për ju për bujqësi”.
Haradinaj edhe në këtë tubim pati disa mesazhe për kundërkandidatët e tij. Ai këtë herë u fokusua te fushata që po bëjnë ata.
“Partitë tjera po e shpallin fitoren me radhë. Besoni, këta duke i bartur me autobusë simpatizantët e tyre Për shembull isha në Gjilan, e pashë Kadri Veselin, prej kahit s’i kish pasë pru njerëzit. Edhe ata duke i parë ashtu shumë në sallë kanë nisë me e bindë edhe veten që kanë fituar. Por unë po ju them pritni se nuk ka folë akoma populli, populli flet më 6 tetor”.