Haradinaj përkujton 27 martirët nga gjenocidi në lagjen Tusuz të Prizrenit

Prishtinë | 26 Maj 2019 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot bëhen 20 vjet nga gjenocidi në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku u masakruan 27 shqiptarë të pafajshëm.

Ai ka thënë se kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është dëshmi për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën, transmeton Klan Kosova.

“Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook.

Sot bëhen 20 vjet nga gjenocidi në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku u masakruan 27 shqiptarë të pafajshëm. Kujtimi i…

Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, May 26, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme