Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në 21 vjetorin e rënies së Ismet Jasharit ka thënë se ai erdhi nga Kumanova në mbështetje të lirisë dhe çlirimit të vendit.
Haradinaj ka kujtuar të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, që me krenari mbajti emrin e komandant Kumanovës.
“Kujtojmë betejat dhe përpjekjet e kësaj brigade të lavdishme, në mbrojtje të pozicioneve të luftës dhe popullatës së zhvendosur në Malet e Berishës dhe dëshmorët që ranë në ofensivat e gushtit, Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj, dhe Zenun Mataj nga Baballoqi. Lavdi e përjetshme”, ka thënë ai.