Haradinaj përkujton vëllain Luanin: 26 vjet më parë fitove përjetësinë, pikërisht në ditëlindjen e nënës Rukë

Prishtinë | 06 Maj 2023 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e tij Luanin, në 26 vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen.

“Luan, 26 vjet më parë fitove përjetësinë, pikërisht në ditëlindjen e nanës Rukë.  Heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen”, thuhet në postimin e tij.

Të ngjashme