Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për planet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.
Ai ka thënë se Kosova duhet ta formojë ushtrinë me ndryshime kushtetuese, pasi kjo edhe e drejton nga Aleanca Veri-Atlantike.
“Kosova duhet të vendos a duhet ta bëjë ushtrinë me ligj, e që mund ta ketë sot, apo donë me ndryshime të neneve kushtetuese, e për këtë ka nevojë për partnerët e jashtëm, njëkohësisht për gjithë ne në Kosovë”, ka thënë Haradinaj për lajmi.net.
“Nëse mandatin kushtetues ia japim me nene kushtetuese dhe me përkrahjen e NATO-s atëherë e kemi avancuar vetën deri të anëtarësimi në NATO”, ka theksuar ai.
“Kjo është ajo lakmia ta quaj ashtu, po lakmojmë NATO-n, e jo të jetë vetëm një vendim i brendshëm që me i tregu vetës dhe popullit që jemi të zot me marrë vendime, se këtë mundemi ta marrim sot edhe pshtojmë prej kritikave të opozitës dhe gjithkujt”, është shprehur kryeministri.