Haradinaj pret në takim Ambasadorin amerikan: Kosova nuk guxon t’i injorojë këshillat amerikane

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Haradinaj pas takimit ka thënë se për AAK-në partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik.

“Sot, prita në takim Ambasadorin e ShBA në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës. Për Aleancën, partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik. Andaj, improvizimet dhe largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme e mund t’i kushtojnë Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ka falënderuar Ambasadorin për mbështejen e vazhdueshme që ShBA i ka dhënë dhe vazhdon ti jep Kosovës, dhe angazhimin e tij personal.

“Ambasadorin Hovenier, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA i jep Kosovës dhe për angazhimin e tij personal që është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme