Haradinaj prezanton aderimet e reja në AAK

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 17:48 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie.

Aty i pari i AAK-së, kryeministri i vendit, Ramush Haradianaj, bëri të ditur disa emra të cilët kanë aderuar së fundmi në këtë subjekt politik, raporton Ekonomia Online.

Këto aderime, Haradinaj i vlerëson mundësi që AAK-ja të bëhet edhe më e fuqishme.

“Mirënjohje edhe qytetarëve që donë me aderuar në Aleancë, janë shume por s’janë të gjithë. Demokracia bëhet më e mirë kur partitë janë më të mira. Ardhja juaj është porosi për një Aleancë më të mirë”, tha Haradinaj.

Kryeministri duke përmendur emrat e të aderuarve, tha se në mesin e tyre ka të rinj edhe profesionist në fusha të ndryshme.

Ndërkaq lidhur me dorëheqjen e deputetit Blerim Kuqi i cili kishte premtuar që nëse nuk liberalizohen vizat do të jap dorëheqje, ai tha se nuk e ka aprovuar këtë kërkesë.

“Kemi mbajt mbledhje me Kryesinë në Suharekë dhe ata kanë kërkuar që mos me e pranu dorëheqjen. Njerëzit atje nuk e kanë pranuar një kërkesë të tillë dhe unë jam detyruar të mos e pranoj”, u shpreh Haradinaj, raporton EO.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeministri njëherit kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së AAK-së

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, January 10, 2019

Të ngjashme