Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës njëherësh nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur në T7 në lidhje me aktakuzat e ngritura nga ana e Gjykatës Speciale.
‘’Ngritja e aktakuzave është sepse ata duhet të arsyetojnë veprimet e tyre dhe fondet e shumta që kanë’’, ka thënë mes tjerash Haradinaj.
Tutje, nënkryetari i OVL UÇK-së, ka folur edhe për ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ai ka folur edhe për vrasjet e figurave të rëndësishme të LDK-së pas luftës.
‘’Pse shpëtoi ky? A po mendon që janë frikësua a? Po kanë tut kur ka shërbim? Shumë mirë që s’u vra, por shumë keq që iu vranë shokët. Ata që i thojnë Gandi i Kosovës ata nuk dijnë asgjë për Gandin. Ky asnjë rezistencë nuk e ka bërë’’, ka deklaruar Haradinaj