Haradinaj reagon për ndalimin e karateistëve të Kosovës në Serbi

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 09:24 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për ndalimin e përfaqësueses së Kosovës në karate që i është bërë në Merdare nga autoritetet e Serbisë.

Përfaqësuesja e Kosovës pritet të marrë pjesë në Evropianin që mbahet në Novi Sad, por autoritetet serbe kanë pamundësuar shkuarjen e tyre në Vojvodinë.

“Ndalimi i Kombëtares së Kosovës nga autoritetet e Serbisë, për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë në Novi Sad të Vojvodinës, është akt i papranueshëm që nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Autoritetet serbe janë njoftuar më kohë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për këtë udhëtim dhe pretendimi se ato nuk janë informuar me kohë është i paqëndrueshëm. Këtë akt ndalese të shtetit serb, të dytin më radhë brenda një kohe të shkurtë, e konsiderojmë si veprim që sinjalizon se Serbia po qëndron në politikat nacionaliste të konfliktit dhe refuzimit në vend të bashkëpunimit”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme