Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është nisur nga aeroporti I Prishtinës për në Hagë, pas ftesës së Gjykatës Speciale në cilësinë e të dyshuarit.
Por as në këto momente Haradinaj nuk harroi të uroj kryeministrin e sapozgjedhur të Britanisë, Borsis Johnson.
Nëpërmjet një postimi në Twitter Haradinaj deklaroi se marrëdhënia dypalëshe e vjetër Kosova me Bashkimin Evropian do të vazhdojë të lulëzojë dhe të forcohet.
“Urime për Udhëheqësin e sapozgjedhur të Mbretërisë së Bashkuar @ BorsisJohnson. Marrëdhënia dypalëshe e vjetër #Kosova me Bashkimin Evropian do të vazhdojë të lulëzojë dhe të forcohet, pasi që #Kosova të afrohet më pranë strukturave euroatlantike”, ka shkruar Haradinaj.