Haradinaj: Sektori privat i shqetësuar nga rritja e pagave në sektorin publik

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 11:36 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik ka mbajtur takimin e rregullt. Aty mbledhjen e hapi ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili premtoi që do vazhdojnë ta forcojnë Platformën për Zhvillim Ekonomik, raporton Ekonomia Online.

“Ne si Këshill Kombëtar për Këshill Ekonomik do vazhdojmë ta forcojmë këtë Platformë”, tha Shala.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se gjatë disa vizitave që i ka pasur në disa kompani ai ka marr disa kërkesa nga ta, si për përkrahje financiare dhe grejs periudhën.

“Kam bërë disa vizita në kompani të ndryshme dhe kam marrë disa kërkesa dhe ata më kanë pyet për grejs periudhë dhe përkrahje financiare”, tha Haradinaj.

Ai tha se ka marrë edhe disa shqetësime nga sektori privat të cilët ankohen se pagat dhe rritja në sektorin publik po i nxjerrë ata në pozitë të vështirë.

“Kam marrë edhe një shqetësim tek çështja e pagave një pjesë e sektorit privat janë të shqetësuar që rritja e pagave në sektorin publik i nxjerrë ata në situata të vështira”, tha ai.

Haradinaj tha se pa një koordinim mes Qeverisë dhe Këshillit do ishte e vështirë të sigurohej një agjendë e mirëfilltë e zhvillimit ekonomik.

“Në takimin e fundit ne i kemi nxjerrë disa obligime të përbashkëta dhe u vlerësua që takimi të mbahet para se të mbyllet muaji shkurt dhe u dha një garancë se do kemi edhe sekretariatin në mënyrë që vazhdimësia të jetë jo vetëm në efektet e saja, por të jetë adekuate. Ju kisha lutë që të fokusohemi në ato aktualen. Nuk ka dilemë se pa një koordinim të tillë do jetë vështirë të sigurohet një agjendë e mirëfilltë e zhvillimit ekonomik”, tha Haradinaj, raporton EO.

Të ngjashme