Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë e seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ishte krejtësisht jashtë rregullores së punës, e cila u jep të drejtë deputetëve që t’iu drejtohen qeveritarëve për temat e caktuara që janë brenga të qytetarëve.
Në reagimin e tij thuhet se kryesuesi komentonte pyetjet e deputetëve drejtuar qeveritarëve në mënyrë që të kalojë koha e përgjigjes.
Reagimi i tij i plotë:
“Në pamundësi që t’iu drejtohen pyetjet, pasi që kryesuesi pothuajse në çdo pyetje drejtuar qeveritarëve i komentonte dhe konsumonte kohën për pyetje parlamentare që ishin të shumta e që për korrektësi dëshiroj që opinioni t’i di:
Pyetje për ministrin e Arsimit:
Pse nuk respektohen rregullat për sistemimin studentëve rreth banimit ( konvikte) ku kjo situatë po i dëmton shumë studentët që janë nga periferia e Kosovës?
Pyetja e dytë:
Për ministrin e FSK:
Pyetja kishte të bënte për shpenzimet e buxhetit të FSK dhe për buxhetin e vitit që vjen.
Ndërsa kolegët e grupit i kishin temat e ndryshme, si shtrenjtimi i rrymës, sekretaria e komisionit për kategoritë e luftës që nuk ka punuar që nga maji i këtij viti.
Gjendja në shëndetësi dhe problemet me barna dhe ngrohje.
Rreth mungesës së interesimit të qeverisë për rregullimin e urës së Rakovinës etj.
E tëra kjo bëri që të bojkotojmë seancën, e cila vazhdoi të diskutojë me dhjetëra ligje e ku prezencë të deputetëve nuk kishte (nuk kishte kuorum).
Por, koalicioni qeverisës duhet ta kuptojë që kjo legjislaturë as për së afërmi nuk është në krye të detyrës”.