Haradinaj shpalos detaje nga takimi në Bruksel

Prishtinë | 18 Nën 2017 | 10:53 | Nga

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit, të mbajtur të premten në Bruksel do të mbajë një konferencë për media në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Qeverisë konferenca do të mbahet nga ora 14:30 në ndërtesën e Qeverisë.

Të premten Haradinaj ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel, ku është diskutuar për përmbushjen e kritereve të dala nga kjo marrëveshje dhe agjendën evropiane.

Pas këtij takimi ishte planifikuar që të mbahet një konferencë për media, mes Haradinajt dhe Përfaqësues së lartë të BE-së Mogherini, por që ishte anuluar.

BE kishte thënë se kjo konferencë u anulua për shkak të agjendës së Mogehrinit, por mediat serbe kishin raportuar se zyrtarja e BE-së, kishte anuluar konferencën për shkak se kishte pas mospajtime me kryeministrin Haradinaj.

Por, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, kanë mohuar një mosmarrëveshje të tillë.

 

Të ngjashme