Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët katolik dhe Imzot Dodë Gjergjin me rastin e Pashkëve.
Haradinaj ka thënë se shqiptarët kanë traditë mijëra vjeçare të Pashkëve.
“Shqiptarët kanë traditë mijëvjeçare të Pashkëve, kësaj feste që na frymëzon për dashuri, paqe e solidaritet, dhe na rrëfen për ngadhënjimin e jetës mbi vdekjen, të së mirës mbi të keqen.
Me këtë rast, ua përcjellë urimet më të përzemërta Imzot Dodë Gjergjit dhe mbarë besimtarëve katolik, bashkombas të mi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka uruar edhe misionet diplomatike në Kosovë si dhe pjesëtarët e KFOR-it.
“Njëkohësisht, uroj të krishterët e misioneve diplomatike në Kosovë, pjesëtarët e KFOR dhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që shërbejnë në Kosovë”, ka përfunduar Haradinaj.