Haradinaj: S’mund të ketë rritje më të madhe të pagave për arsimin

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 09:36 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk mund të ketë rritje më të madhe të pagave për arsimin, përveç rritjes që është bërë mbrëmë pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit e SBAShK-ut, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se pret që mësimi të fillojë nesër dhe beson që ende nuk kanë pasur kohë SBAShK-u që të ulen dhe të shqyrtojnë vendimin që është marrë.

“Mirë është mu ulë me bisedu sindikata, këshilli grevist, të gjithë me kuptu se për çka bëhet fjalë se ndoshta s’kanë pas kohë me apsorbu mirë atë që ka ndodhë dje. Ai është një lajm i mirë mendojë se e meritojmë një falënderim prej të gjithë për marrjen me kujdes të kërkesave, pres që të fillojnë me mësim nesër para se të ju humbin fëmijëve shumë ditë mësim. Edhe ata duhet të dinë për përgjegjësinë që kanë. Ne kishim dashtë me u rrit sa ma shumë, po realitetet janë këto në vend nuk e kemi mundësinë më tutje”, u shpreh Haradinaj.

Të ngjashme