Haradinaj: Specialja është bërë për ta njollosur UÇK-në, jo për pastrimin e saj

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka qenë i ftuar në emisionin Frontal në T7.

Ai duke folur për zhvillimet e fundit dhe ftesat nga Gjykata Speciale për ish luftëtarët e UÇK-së.

‘’Neve na ka shqetësu nisja e saj, që do t’bëhet një gjykatë politike, raciste që ka qëllim të diskriminojë atë mbi të cilën e kemi ndërtuar shtetin. Ne nuk bashkëpunojmë me ta, por si OVL e UÇK-së, sepse deputetët e kanë bërë këtë faqe të zezë, ne kemi vendosur që t’u përgjigjemi bashkëluftëtarëve tanë’’

Duke folur për rastet kur ish luftëtarët po refuzojnë ftesat nga Gjykata Speciale, ish ushtari i UÇK-së ka thënë se Specialja është bërë për të njollosur luftën e UÇK-së.

‘’Ne nuk e njohim por do të shkojmë t’u përgjigjemi. Por nuk m’pëlqen as metoda as e disa kolegëve që thonë se kanë shkuar dhe kanë mbrojtur luftën e UÇK-së. Kjo Gjykatë nuk është bërë për pastrimin e UÇK-së, por për njollosjen e saj’’, ka deklaruar Haradinaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme