Haradinaj-Stublla uron popullin e Republikës së Letonisë për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së Letonisë për Ditën e Pavarësisë.

Në urimin e kryediplomates Haradinaj-Stublla, drejtuar popullit të këtij shteti, theksohet se Republika e Kosovës është e përkushtuar për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral dhe diplomatik me Republikën e Letonisë.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është pranuar nga Republika e Letonisë më 20 shkurt 2008, ndërsa të dyja shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me njëra tjetrën më 11 qershor 2008.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme