Abelard Tahiri është ende ministër i Drejtësisë, kështu ka bërë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë, raporton Ekonomia Online.
“Abelardi është ende ministër unë dje nuk e kom pranuar dorëheqjen e tij kam prit konsultat dje. Kam pas dje edhe do të kem edhe sot”.
“Unë nuk kam pranuar shkresën ka qenë bisedë gojore. Nuk i kam argumentet ai më ka thënë se ka argumente të shumta disa mund të jenë edhe të brendshme të partisë”.
I pyetur nëse kjo është e ndërlidhur me vizitën që ministrit Tahiri ka bërë në Ujman me presidentin Hashim Thaçi, Haradinaj tha se duke pas parasysh që ai ka punuar me kreun e shtetit s’beson që dikush është befasuar.
“Nuk besoj që dikush është befasuar nga ajo që ka pa”.
LEXONI EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/veseli-per-doreheqjen-e-tahirit-vendimin-e-marr-une-bashke-me-pdk-ne/